Mbrëmë rreth orës 20 në SPB Shkup është denoncuar që në rrugën mes fshatrave Brodec dhe Tanushë një kamion ka goditur veturën e policisë “Dacia Duster”. Policia ka dhënë shenjë për ndalesë, mirëpo në vend se të ndalet kamioni ka goditur veturën policore dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes, njofton Gazeta Lajm.
Gjatë tentimit për të arritur kamionin, policët janë penguar nga një veturë “Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.G. (29) nga fshati Goshincë. Ai është arrestuar, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup. Policia po merr masa për ndriçimin e rastit.
Comments are closed for this post.