Shuma minimale që të punësuarit në sektorin privat duhet ta marrin gjatë këtij viti, në formën e K-15 duhet të jetë 9610 denarë.

Llogaritë tregojnë se shuma e cila duhet të lëshohet deri në fund të këtij viti tek të punësuarit në sektorin privat, duhet të jetë prej 9.610 denarë deri 14.090 denarë.

Të punësuarit në institucionet publike akoma nuk kanë të drejtë për K-15.

Kushti për të marrë K-15, është që i punësuari të punojë së paku 6 muaj kalendarik tek punëdhënësi i njëjtë.

Nëse punëdhënësit nuk e paguajnë këtë regres për punëtorët, mund të ballafaqohen me gjoba që arrijnë deri 4 mijë euro.