“Paniku i LSDM-së po rritet çdo ditë. Karriera politike e Zoran Zaev ka mbaruar. Humbja për LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme është gjithnjë e më e dukshme. Sondazhet tregojnë se besimi tek Zaev dhe qeveria e tij po bie. Tashmë është e qartë se qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë do të formojë VMRO-DPMNE. Për këtë arsye Zaev ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare”thonë përmes një kumunikate për mediat nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përcjell in7.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do t’i harrojnë krimet e kësaj qeverie, ata nuk do ta harrojnë zhvatjen milionëshe, përndjekjen politike dhe regresin e shtetit në çdo fushë. Hetimi për rastin ‘Zhvatja’ është një shembull klasik se si një shtet nuk duhet të funksionojë. Qytetarët do të ndëshkojnë Zaevin dhe LSDM-në kurdo që të zhvillohen zgjedhjet. E ardhmja evropiane e Republikës së Maqedonisë është e kërcënuar nga qeveria kriminale e Zaev. Me kryeministrin Zoran Zaev nuk do të ketë përparim për vendin tonë përveç ngecjes. Është koha për t’i dhënë fund sundimit kriminal të LSDM-së dhe Zaevit. Është koha për të filluar rindërtimin e Republikës së Maqedonisë “, thonë në fund të kumunikatës së lëshuar për mediat nga kjo parti.
Comments are closed for this post.