Gjëra antike të vjetra rreth 2500 vjet janë zbuluar në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë në automobilin e drejtuar nga një banor i Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot Drejtoria doganore serbe.
Siç citon Dogana në kumtesë, gjërat janë zbuluar të martën kur doganieri kujdestar dhe një polic gjatë hyrjes në Serbi kanë bastisur tërësisht automobilin me targa italiane, të drejtuar nga 54 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut.
NNë sediljen e pasme të automobilit, në valixhen udhëtuese me gjëra personale janë zbuluar shtatë gjëra nga guri me vlerë arkeologjike. Bëhet fjalë për pesë artefakte nga guri të përpunuara nga qelibari verdhë-kafe dhe dy gjëra nga mermeri me përfaqësime të stilizuara të grave një burrë dhe kali, të bëra në teknikën e gdhendjes, si dhe një pjatë e gurit në formë të vazos.
Shumica e artefakteve peshojnë rreth 300 dhe 400 gramë, ndërsa më e madhja është me paraqitje të stilizuar në kokë dhe busti i një njeriu me pjesë të spikatura (sy, hundë, gojë, flokë dhe gjoks) me peshë prej 2,5 kilogramë.
Dogana serbe informon se shoferi i automobilit nëpunësve u ka thënë se gjërat i ka marrë nga një mik i tij, i cili i ka gjetur në afërsi të Strumicës dhe se ka pasur për qëllim t’i dërgojë në Itali, për ta zbukuruar shtëpinë e tij.
Pasiqë bëhet fjalë për gjëra antike priudha dhe vlera e të cilave mund të pëcaktohen vetëm me ekspertizë profesionale, Dogana serbe e ka konsultuar Repartin për arkeologji të Muzeut Popullor në Vranje, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për artefakte nga periudha helenistike të vjetra rreth 2.500 vjet.
Pasiqë bëhet fjalë për shtetas të huaj, Gjykata Kundërvajtëse në Preshevë sipas procedurës urgjente ka sjellur vendim ta dënojë personin i cili ka bërë përpjekje për t’i kontrabanduar gjërat antike me dënim në para, ndërsa pasiqë vlera e kundërvajtjes e tejkalon një të tretën e vlerës së automjetit në të cilin janë gjetur atefaktet, i është marrë edhe automobili i markës “Golf 3 karavan”.
Me aktgjykimin, është vendosur se gjërat duhet përfundimisht të merren dhe të dorëzohen në Muzeun Popullor në Vranjë.
Comments are closed for this post.