Nesër me fillim prej ora 12 në Shipkovicë të Tetovës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të marrin pjesë në hapjen solemne të sallës së re sportive në shkollën fillore “Rexhep Voka”.
Ministri Arbër Ademi gjithashtu sot njoftoi se edhe në komunën e Vrapçishtit shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e një salle të re sportive.
Comments are closed for this post.