OBRM-PDUKM-ja opozitare ka vazhduar me reagimet lidhur me lëndën “Haraçi” duke thënë se në kushte normale deputeti Aleksandar Kiracovski duhet të ishte në burg deri tani.

“Dita ditës, Vilma Ruskovska e zhagit hetimin për haraçin milionës për t’i mbrojtur porositësit e kësaj lënde. Katër muaj i duheshin Ruskovskës që të thirr në pyetje deputetin Kiracovski” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Përndryshe, sot kryetari i kësaj partie dhe përfaqësuesit ligjor do të duhet të takohen me përfaqësues të pushtetit për të biseduar për ligjin e ri për Prokurorinë Themelore Publike.