Nga Qendra Klinike për fëmijë në Shkup ka dalë me raport në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijëve që u gjendën të mbyllur në makinë.
“Më datë 28.02.2019 në orën 23 me makinë të ndihmës së shpejt nën shoqërim të policisë në Klinikën për fëmijë në Shkup janë sjellë fëmijët- Vajzë e moshës 7 vjeçare dhe një Djalë i moshës 4 vjeçare. Në momentin e pranimit kanë lënë përshtypje të fëmijëve të braktisur (me rroba të përlyera) në gjendje të vetëdijshme, të frikësuar, lehtë të dehidruar. Fëmijët janë të hospitalizuar në repartin të pulmologjisë për mbikëqyrje, janë bërë analiza laboratorike dhe zbatuar dehidrim. Gjatë qëndrimit janë në gjendje stabile”, kanë bërë të ditur nga Klinika për fëmijë, përcjell SHENJA.