Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Tenderë” dhe “Dhuna në Komunën Qendër” në PSP.
Rastin për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e udhëheq gjykatësi Dushan Josifiov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Gavrill Bubeski.
Në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të PSP, akuzohen disa persona, mes të cilëve ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova dhe tetë persona tjerë.
Në “Tenderë” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shaban dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Comments are closed for this post.