Rrënim total të projektit të PSP-së të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe elitat politike LSDM dhe DPMNE, qartë demostron se në kontekstin aktual institucionet ekzistojnë që ti mbrojnë të pasurit, pa marrë parasysh ngjyrat partiake, thuhet në kumesën e sotme nga “E majta”, transmeton Zhurnal.

“Shteti i së drejtës tre decenie është i vdekur, komplet e kanë gropuar ndër dhe, dhe ajo me vete po i merr vetëm të varfërit”, thonë ata.

Nga “E majta” vlersojnë se shteti dhe gjyqësori funksionojnë në mënyrë eksprese vetëm kur duhet të dënohen veprat e të varfërve.

Nga atje konstatojnë se nukmund të ketë shtetë të së drejtës deri sa nuk kemi qeveri popullore.

“As Kamçevi, as Janeva, as Trediçi nuk do të dënohen deri sa pushtetin e mbajnë në dorë persona nga rrethi i tyre. Ata do të përfundojnë në burg vetëm nëse populli i gjykon, e jo nëse kriminel të aboluar e shfrytëzojnë pushtetin që të abolojnë kriminel të tjerë”, thuhet në kumtesën nga “E majta”.