Ministri i Arsimit Arbër Ademi, konsideron se nuk ka nevojë të mbahet grevë të hënën më 2 shtator nga ana e SASHK dhe kështu të shtyhet procesi mësimor, dhe shpreson që sindikata të heqë dorë nga ky qëllim, njofton Zhurnal.
Siç thotë Ademi, nuk ka nevojë për një gjë të tillë përshkak se greva organizohen kur nuk ka zgjidhje, ndërsa siç shton më tej, ministria ka ofruar zgjidhje, ka rritur pagat për 10 përqind.
“Do të doja të heqin dorë nga greva, përshkak se me të vërtetë nuk ka nevojë. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje – rritje të pagës për 5 përqind në 2018-tën, dhe 5 përqind në 2019tën. Do të ketë edhe një rritje tjetër të pagave në fushën arsimit, por sa dhe kur nuk mund të tregoj, sepse nuk i kemi shqyrtuar të gjitha parametrat dhe nuk e kemi fotografinë e qartë nga obligimet që kemi ndërmarë si shtet për vitin tjetër. Kur ët jenë të qarta të dhënat, atëherë do të dalim me kohë dhe do të tregojmë para fillimit të konferencës “Reforma në arsimin teknik dhe në shkolla profesionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thotë Ademi.
Siç ceku ai, pagat në shkollat e mesme dhe fillore janë rritur për 10,8 përqind.
“Nuk do doja të ketë as paralajmërime për greva të hënën, duke patur parasysh se kjo do të jetë dita e parë arsimore në karierë për parashkollorët të cilët në mënyrë solemne do të fillojnë jetën e tyre të re. Të mos u’a shkatërrojmë atë ditë, sepse me të vërtetë nuk ka nevojë për këtë dhe tani kemi treguar se jemi në të njejtën anë me SASHK dhe kemi qëllim të përbashkët – përmirësimin e statusit të të punësuarve në arsim. Themi që do të ulemi dhe së bashku do të shqyrtojmë të gjitha parametrat dhe do të vendosim për rritjene e ardhshme të pagave. Ka vullnet nga Qeveria që të vazhdojmë me këtë trend dhe për rritje tjetër të pagave. Kështu që nuk ka nevojë të organizohet asnjëfar greve”, tha Ademi.
Ademi njoftoi se ka kontaktuar përmes telefonit me kryetarin e SASHK Jakim Nedellkovski dhe paralajmëroi se këtë javë do të ketë takim mes tyre./Zhurnal.mk
Comments are closed for this post.