Kuvendi me 57 vota “për” miratoi nevojën për Ligjin për Prokurorinë Publike. VMRO-DPMNE-ja edhe pse ishte prezentë, nuk votoi.
Në Komisionin për çështje evropiane për ligjin do të debatohet të enjten kur opozita pritet të dorëzojë amendamente.
Kujtojmë se për Ligjin për Prokurorinë Publike ende nuk është arritur konsensus mes Qeverisë dhe Opozitës dhe bisedimet pritet të vazhdojnë prap gjatë javës.
Comments are closed for this post.