Pikëpagesa e re në autostradën Demir Kapi-Smokvicë është lëshuar në përdorim në orën 7 të mëngjesit.
Sipas çmimores së Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore – NPRRSH, çmimi për automjetet e kategorisë B do të arrijë 100 denarë ndërsa gjatë pagesave të gatshme në para euro do të arrijë 2 euro.
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga fillimi i vitit, përfundimisht me korrikun, nga pagesa në pikëpagesa ka realizuar të ardhura në vlerë prej 1.434.012.792 denarë (23,5 milion euro) ose për 3,97 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Pagesa elektronike nga muaji i kaluar është e arritshme në pikëpagesat e Korridorit 10: Romanovce, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko. Në rrjedhë është mbindërtimi për përshtatje të sistemit për pagesë elektronike në pikëpagesën për automjete të kategorisë A, përkatësisht motorë.
“Në periudhën e ardhshme do të ndërtohen dy pikëpagesa të reja në autostradën Milladinovc-Shtip dhe një në autostradën në ndërtim Kërçovë-Ohër, ndërsa do të vendoset pagesë elektronike edhe në pikëpagesat e korridorit 8 (Milladinovc, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar). Në rrjedhë është evaluimi i ofertave për zgjedhje të ofruesit më të volitshëm të tenderit për ndërtimin e pikëpagesave dhe pagesës elektronike që ishte shpallur në qershor të këtij viti është në vlerë prej 13 milion euro të siguruara me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Comments are closed for this post.