Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në të gjithë kohërat, një kampion që nuk njeh limite, një njeri i madh si brenda dhe jashtë fushe. Fjalët e tij kanë po aq peshë sa dhe golat, gjithnjë i kujdesshëm në ato që thotë. E tashmja e tij quhet Juventus ndërsa për të ardhmen lë gjithçka të hapur:
“Kush fiton ka gjithnjë të drejtë, besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka vendosur kaq shumë rekorde se un. Nuk është një rastësi që vetëm un dhe Messi kemi fituar 5 herë “Topin e Artë”.
Pas Real Madrid kisha nevojë për një sfidë të re, Juventus ishte një sfidë emocionuese.
Bardhezinjtë më kanë pëlqyer gjithnjë”, u shpreh fillimisht Ronaldo duke folur më pas për herë të parë se kur mund ti jap fund karrierës:
“Mund ta mbyll karrierën që vitin e ardhshëm por mund të luaj edhe deri në moshën 41 vjeçare, gjëja më e rëndësishme është të shijoj momentin. Kam nevojë për projekte stimuluese pasi në aspektin ekonomik janë shumë i qetë, për këtë arsye zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dua të fitoj gjithçka me Juven por Champions nuk duhet të na kthehet në fiksim, ti lëmë gjërat të rrjedhin natyrshëm”.
Një koment CR7 e kishte dhe për mënyrën se si po zhvillohet sot merkato e transferimeve: “Sot gjithçka është më e shtrenjtë, transferimet nisin nga 100 milion euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milion euro…atëherë un vlej të paktën 3-4 herë më shtrenjtë”.
Në fund Ronaldo u ndal dhe në jetën e tij private: “Jeta nuk është si futbolli, nëse nuk fitoj nuk është fundi i botës. Georgina nuk merr vesh fare nga futbolli por un jam i lumtur”.(BalkanWeb)
Comments are closed for this post.