Skuadra e Liverpulit është klubi anglez me më shumë trofe të mëdhenj pas fitimit të trofeut të Superkupës së Evropës. Liverpuli tani ka plot 43 trofe të mëdhenj në Angli duke lënë pas vete Mançester Junjtedin me 42 trofe. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Jyrgen Klopit, ka 18 tituj të Ligës Premier, gjashtë Liga të Kampionëve, shtatë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës dhe katër trofe tjerë evropianë. Në vendin e tretë renditet Arsenali me 30 trofe të mëdhenj, Çellsi në vendin e katërt me 24 trofe dhe Aston Villa e pesta me 20 trofe. Mançester Siti është në rrugë të mirë drejt trofeve, pasi tani është ngjitur në pozitën e gjashtë me 19 trofe, ndërsa pas tyre vijnë Totenhami dhe Evertoni.
Comments are closed for this post.