Në këtë artikull do të mësoni se përse është mirë të hani më shumë ullinj dhe cilat përfitime shëndetësore i sjellin ata,
Ullinjtë e forcojnë sistemin e imunitetit dhe i mbrojnë enët e gjakut
Ullinjtë, në veçanti ata të zinjtë, kanë sasi të larta të antioksidantëve dhe e pastrojnë trupin duke i eliminuar bakteret e këqija.
Ullinjtë i rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe na mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, ata e forcojnë sistemin e imunitetit dhe nutrientët e caktuar ju ndihmojnë t’i luftoni alergjitë.
Humbja e peshës
Ullinjtë janë të pasur me yndyra të shëndetshme për të cilat ka nevojë trupi. Këto yndyra nuk ruhen në trup si depozita dhjamore, por metabolizohen lehtë dhe kontribuojnë në proces të shëndetshëm të humbjes së peshës.
Janë të mirë për lëkurën dhe flokët
Ullinjtë dhe përbërësit e vajit të ullirit e mbrojnë lëkurën dhe flokët. Acidet yndyrore omega-3 e ushqejnë, mbrojnë dhe hidratojnë lëkurën, por edhe flokët.
Gjithashtu ata janë të pasur me vitaminë E, e cila është përgjegjëse për të na mbrojtur nga rrezet ultravjollcë.
Comments are closed for this post.