Barnatoret do të kenë mundësinë e marrëveshjes me Fondin Shëndetësor dhe se do të tejkalohet problemi i mungesës së ilaçeve. Kjo është masa e re që e ka miratuar Qeveria në mbledhjen e djeshme.
Sipas ndryshimeve të rregullores, hiqen kufizimet për hapjen e barnatoreve dhe ordinancave specialistike, që mund të lidhin marrëveshje me Fondin Shëndetësor. Një masë e re për qytetarët është se me këto ndryshime ilaçet me receta tanimë mund ti gjejnë qytetarët edhe pas periudhës së parë të muajit.
Specialistët do të mund të hapin ordinanca në vendet ku ata zgjedhin apo të zgjedhin ekip të ri të mjekëve në ordinancat që kanë, me marrëveshje me Fondin. Rregullorja hyn në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare.
Comments are closed for this post.