Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest.
Mickovski ka shprehur shqetësim për “krimet dhe skandalet e korrupsionit” me të cilat përballet qeveria e kryeministrit Zaev dhe që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës.
Sidoqoftë, ai shtoi se vendit duhet t’i jepet një datë negociatash për faktin se qytetarët nuk duhet të mbahen peng i paaftësisë së qeverisë.
Në takim u theksua nevoja për të krijuar një mekanizëm tjetër kontrolli mbi Qeverinë përmes një monitorimi më të afërt nga institucionet evropiane.
Comments are closed for this post.