Biznesmeni Sead Koçan nuk u paraqit në burg sot në mëngjes për të shlyer dënimin me burg. Drejtori i burgut “Idrizovë”, Bobi Mojsoski për “360” tha se që në orën tetë të mëngjesit është dërguar letër deri tek Gjykata Penale për të lajmëruar se personi nuk është paraqitur në burg.
Nga Gjykata Penale thonë se Koçan sot në mëngjes e ka pranuar vendimin për mbajtjen e dënimit me burg.
Dje nga Këshilli i Penales deklaruan se kanë refuzuar ankesën e biznesmenit Sead Koçan dhe se ai si person i dënuar është i detyruar që të paraqitet në shlyerjen e burgut.
Comments are closed for this post.