Shumë pronarë qenësh hasin në vështirësi t’i mësojnë qentë e tyre të ulen, të jashtëqisin apo lehin nën komandën e tyre.
Por, John Pilley, një psikiatër në pension, i mësoi qenit të tij të kuptonte më shumë se 1.000 fjalë. Më 2004-ën,. Pilley bleu një qen kufitar, të cilin e quajti Chaser.
Për tri vite, psikiatri në pension e trajnoi atë për katër deri në pesë orë në ditë. Ai i tregoi asaj një objekt, i tha emrin e saj deri në 40 herë, pastaj e fshehu dhe i kërkoi që ta gjente.
Ai përdori 800 lodra kafshësh, 116 topa dhe një shumëllojshmëri të sendeve plastike për t’i mësuar përfundimisht Chaser-it 1.022 fjalë, transmeton lajmi.net.
Chaser ngordhi të martën në moshën 15-vjeçare. Ai kishte jetuar me gruan e Pilley, Sally, dhe vajzën e tyre Robin në Spartanburg të Karolinës së Jugut.
Comments are closed for this post.