Ndonjëherë më vie të kthehm të shpëtoj Zaevin: “njerëz, unë me kohë e kam thënë se duhet të përulemi, sepse LSDM-së nuk i shkon të jenë heronj, ju tregova se edhe njerëz të gjallë do të hanë, më ndëgjuat në një video ku thuhet se edhe me shërbime të huaja bashkëpunoj, keni parë edhe video ku theksohet se ata nga jashtë më përgatisin…keni ditur gjithçka për mua… e keni ditur se edhe pas akuzës për rastin”global”, sipas Ligjit për legalizim të ndërtimeve të paligjshme e kemi dorëzuar kërkesën deri te komuna dhe si kryetar komune e kam legalizuar Global-in dhe kështu vërtetova se ka qenë ndërtim i paligjshëm, ja po shihet, ekonomia po shkëlqen edhe investimet poashtu…Unë me kohë ua prezantova… Ju kërkoj falje deri në qiell nëse nuk kam qenë mjaftueshëm i qartë, është shprehur ish-kryeministri azilant Nikolla Gruevski duke e “mbrojtur” kështu Zaevin.