Të rinjtë e Lëvizjes Besa sot para Qeverisë mbajtën konferencë për shtyp, për të përkujtuar kryeministrin e vendit Zoran Zaev se, sipas tyre, qeveria që ai udhëheq po bëhet shkak i largimit të rinisë jashtë vendit. Siç thonë ata, politikat e gabuara dhe shuarja e shpresës të qytetarëve po dëshmohen për çdo ditë.
“Të gjithë pritën se kryeministri u vetëdijesua nga rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe përmes paralajmërimit për të ashtuquajturën “fshesën” e famshme, gjithë menduan se me të vërtet do fillojnë ndryshimet dhe reformat. Mirëpo për fat të keq, pas këtij rikonstuimi kozmetik, ku po bëhet riciklimi i kuadrove të dështuara, duke i shpërblyer me poste ministrash ata politikanë që dështuan plotësisht në dikasteret e tyre, përfundimisht vërtetohet për të satën herë se kjo qeveri duhet sa më shpejt të bjerë dhe të mos marrë në qafë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Lëvizja BESA.
Ata i thonë Zaevin që nuk ka arritur ta përdor “fshesën” që ai vet e paralajmëruar, andaj, i kanë sjellë bishtin e fshesës që ta ketë si kujtim dhe në seancat qeveritare, siç i thonë ata “së paku t’ia jepni në përdorim ministrave që nuk i dëgjohet zëri dhe që nuk dinë se për çka janë në kabinetin tuaj”.
“Po ashtu Kryeministër mos harroni që bishtin e fshesës të ndani në mënyrë proporcionale me partnerët tuaj të koalicionit të cilët do mendojnë se i jepni ndonjë dhuratë të çmuar pasi që nuk arritët ti pastroni me “fshesën” që vetë paralajmëruat”, shtojnë nga Lëvizja BESA.
Comments are closed for this post.