Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së në emisionin “24 analiza” tha shpërndarësit më të mëdhenj të lajmeve të rreme se Maqedonia ka marrë datë për bisedime me BE-në janë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri Nikolla Dimitrov.
Milloshoski tha se është i gatshëm të jap dorëheqje një ditë pas dorëheqjes së këtyre personave.
Sipas tij, MPJ ka ka telegramë dhe shkrime nga Brukseli ku në mënyrë të qartë tregojnë se cilët vende janë ‘për’ dhe cilët vende janë ‘kundër’ nisjes së bisedimeve. Nëse ministri.
“Më vjen keq që vjet kryeministri Zaev manipuloi me opinionin në Maqedoni se në qershor kemi datë të sigurt. Më vjen keq që Maqedonia nuk mori datën që e meriton që nga viti 2009 kur për herë të parë morëm rekomandim nga Komisioni Evropian për nisjen e bisedimeve, por atëherë kishim një kontest të pazgjidhur me Greqinë dhe ky ishte preteksti për bllokimin nga Greqia”, tha Milloshoski duke rikujtuar se vitin e kaluar Qeveria shpenzoi 180.000 euro për t’i bindur qytetarët se Maqedonia ka marrë datën për bisedime.
Comments are closed for this post.