Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit do të hetojë mënyrën në të cilën ndahet çmimi shtetëror “Klimenti i Ohrit”.
Anëtarët e Komisionit, me propozim të zv.kryetarit Nuri Bajrami njëzëri vendosën të kërkojnë përgjigje nga Ministria e Kulturës për kriteret dhe komisionet që i ndajnë çmimet, për shkak të mostransparencës së nevojshme.
Ky vendim vjen pas ankesës së profesoreshës universitare e cila ka reaguar duke thënë se çmimi keqpërdoret dhe sipas saj, në vend që ta fitojnë mësues dhe profesor, atë e marrin funksionarë, dekanë dhe rektorë të universiteteve.
Edhe pse nuk kishte akuza konkrete për korrupsion, Komisioni e vlerësoi si të arsyeshme nevojën për transparencë më të madhe gjatë ndarjes së çmimit me vlerë prej 4 mijë eurove.
Comments are closed for this post.