Harmonie-Rose Allen, e cila humbi këmbët dhe duart nga meningjiti, është bërë inspirim për të gjithë njerëzit 5-vjeçarja nga Bath, Somerset ishte vetëm 11 muajshe kur mjekët thanë se shanset e saj për mbijetesës ishin 10%. Ajo humbi katër gjymtyrët nga sëmundja dhe një pjesë të hundës. Por vogëlushja sfidoi çdo shans dhe është bërë gjimnaste. Në moshën 3-vjeçare vendosi këmbë protezë dhe në mars të këtij viti mori pjesë në një maratonë. Dhe tani Harmonie po zhvillon hobin e saj të ri, gjimnastikën. Ajo po mëson të hidhet në trampolinë. Dëshira e saj për të bërë gjimnastikë ka qenë frymëzim për komunitetin Bath, që mblodhi 240.000 paund në vitet e para për terapinë dhe pajisjet që i duhen për tu praktikuar.
Comments are closed for this post.