Xherdan Shaqiri vazhdon të bëjë krenarë çdo shqiptarë me arritjen e tij në sportin më të popullarizuar në botë, futboll.
Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19 ndaj Tottenham Hotspur në Madrid.
Ky ishte trofeu i gjashtë në histori për klubin e madh anglez në Ligën e Kampionëve duke u bërë klubi i tretë më i trofeshëm në këtë garë.
Trofeu i madh evropian ishte arritje në vete edhe për yllin shqiptar, Shaqiri, i cili më parë kishte fituar edhe me Bayern Munichun.
Dy trofe të Ligës së Kampionëve tanimë janë në statistikat e arritjet e gjilanasit, dhe kjo e bënë krenarë çdo shqiptarë.
Megjithatë, e gjitha nuk përfundon këtu pasi Shaqiri nuk e harroi prejardhjen e tij as në festën e madhe të organizuar në Liverpool.
Në paradën e mbajtur në qytetin anglez, ku ishin të mbledhur rreth 750 mijë njerëz, Shaqiri e bërë festimin e tij të zakonshëm, duke e bërë shqiponjën.
Shqiponja është krenari për shqiptarët që identifikohen me këtë simbol, ndërsa Shaqiri ka festuar disa herë kështu dhe njëri ndër më të famshmit është në Kupën e Botës në Rusi, kur shënoi ndaj Serbisë.
Comments are closed for this post.