Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi propozim ligjin për realizimin e operacionit të rëndësishëm statistikorë – regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave, ndërsa është parashikuar edhe periudha e mbajtjes së regjistrimit të ardhshëm.
Regjistrimi është parashikuar të realizohet më 1 prill të vitit 2020 ndërsa dhe do të zgjasë 21 dite.
Risi gjatë regjistrimit të ardhshëm do të jetë metoda për regjistrim e cila do te jetë e kombinuar, që nënkupton shfrytëzimin e regjistrave administrativ dhe intervistës.
Regjistrimi do të përfshij të gjithë nënshtetasit e RMV pa marrë parasysh se ku jetojnë ato, brenda ose jashtë territorit të RMV.
Gjithashtu, do të respektohen në përpikmëri të gjitha rekomandimet ndërkombëtare, të Kombeve të Bashkuara dhe të e Eurostat-it.
“Vlen të theksohet edhe ajo se me qëllim të arritjes së besueshmërisë së plotë të procesit regjistrues, është vendosur që çdo akt që buron nga Ligji për regjistrim, të jetë i vlefshëm vetëm me nënshkrim të drejtorit dhe zv. drejtorit”, shprehet Suhejl Fazliu, ministër i vetqeverisjes lokale.
Comments are closed for this post.