Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot mori pjesë në Tribunën shkencore “Financimi i arsimit të lartë” që u zhvillua në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në prani të profesorëve universitarë, akademikëve dhe punonjësve në arsimin e lartë, ministri Ademi vlerësoi se “arsimi i lartë është një nga shtyllat ku mbështetet progresi i përgjithshëm shoqëror. Kjo është shkalla e arsimit që kanë synim gjithnjë e më shumë qytetarët tanë, të udhëhequr nga fakti se fondi i dijes është burimi themelor që e hapë rrugën drejt suksesit personal dhe profesional të secilit prej tyre”.
Gjithashtu, i pari i Arsimit në vend, potencoi se është përgatitur propozim i modelit të ri për financimin e arsimit të lartë dhe se i njëjti do të procesuohet pas shqyrtimit nga të gjitha palët e tanguara me këtë çështje.
Ministri Arbër Ademi përsëriti faktin se nga shtatori i këtij viti për punonjësit në sferën e arsimit të lartë bashkë me ato të arsimit fillor dhe të mesëm do të ketë rritje të pagave për 5 %, dhe se për këtë premtim janë siguruar mjete nga buxheti i MASH-it .
Comments are closed for this post.