Përfundoi faza e parë nga projekti PeriMak me të cilin është dhuruar pajisja në gjinekologjinë në Çair, në Klinikën gjinekologjike dhe në repartin për kujdes intensiv të Klinikës pediatrike dhe i njëjti ka qenë i frytshëm sepse dukshëm është ulur vdekshmëria e të sapolindurve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

PeriMak është pjesë e fondacionit të projektit HOUP dhe Shtarshtunder nga Gjermania, ndërsa qëllimi është përforcimi i kapaciteteve të materniteteve.

“Është dhuruar pajisje shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, vlera e përgjithshme ka tejkaluar diku rreth një milionë e dyqind mijë euro dhe ajo që është me rëndësi se gjithçka është që sot definitivisht lëshohet në funksion edhe monitorimi elektronik i CTG-së tek gratë të cilat presin të lindin, që do të thotë se nga një vend qendror do të mund të monitorohen dhe ky sistem elektronik të alarmojë edhe gjatë ndryshimit më të vogël”, ka thënë ministri.

Shtoi se ky projekt ishte edhe trajnim dhe transmetim të njohurive dhe aftësive të mjekëve dhe infermiereve.

“Nga pajisja janë dhuruar krevate, formë speciale të ventilatorëve për ndihmë intensive tek foshnja që të mbahet kapaciteti i mirë i frymëmarrjes pas lindjes. Janë dhuruar edhe llamba speciale për ndriçim nëse foshnja ka verdhëz, blenderë specialë që e përziejnë oksigjenin me ajrin dhe ky është një përfitim i teknologjisë gjatë viteve të fundit”, shtoi Filipçe.

Theksoi se ky projekt nuk do të përfundojë me këtë fazë, do të vijojë pajisimi i materniteteve në Tetovë dhe në Kumanovë, ndërsa me mjetet nga buxheti në mënyrë të kombinuar do të pajisen edhe maternitetet tjera të mëdha, në Strugë, Strumicë dhe në Shtip, gjegjësisht të gjitha vendet ku zhvillohet numri më i madh i lindjeve në vendin tonë.

“Veçanërisht do ta theksoj momentin e edukimit, mjekët dhe infermierët tanë të trajnuar të cilët janë edukuar jashtë vendit e morën për obligim diturinë për t’ua transmetuar kolegëve të tyre, kështu që tani të gjithë mjekët dhe infermieret të cilët punojnë në këto institucione të përmendura mund ta shfrytëzojnë këtë pajisje”, shtoi ai.