Kryerës të panjohur gjatë ditës së enjte kanë thyer dritaret e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” në Shkup. Siç njoftojnë nga drejtoria e kësaj shkolle ky nuk është sulmi i parë dhe i vetëm, pasi që edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla, raporton gazeta KOHA.
“Me keqardhje e themi se dëmet në shkollën tonë po vazhdojnë të bëhen nga dora e qytetarëve. Sot u thyen edhe dritaret e shkollës. A thua pse vazhdojnë këto dëme të bëhen në vatrën e arsimit dhe edukimit të fëmijëve tanë? Lusim të gjithë qytetarët që bashkarisht të kujdesemi dhe ta mbrojmë shkollën apo shtëpinë e dytë të nxënësve”, thuhet në njoftimin e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” .
Comments are closed for this post.