Të enjten mbrëma zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovizion”.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, këtë mbrëmje do ta ketë paraqitjen edhe shteti shqiptar, i cili sivjet përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi.
Pritjet sa i përket këtij përfaqësimi janë të mëdha dhe kjo për faktin që në prova pati komente pozitive për këngëtaren shqiptare.
Kënga me të cilën Jonida Maliqi garon në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovizion”-it është ajo me titull “Ktheju tokës”, e cila ishte e përzgjedhura e Festivalit të RTSH-së, raporton emisioni #gjesi në T7.
Jonida në gjysmëfinale do të interpretoj e 14-ta me radhë, derisa në konkurrencë do të jetë me këngëtarët nga shtetet si: Zvicra, Suedia, Danimarka, Rusia, Kroacia etj.
Ndryshe, siç tashmë është raportuar, Madonna është ajo që sivjet do të bëjë që një numër i madh i audiencës ta kthej vëmendjen kah ky festival.
Ajo do të paraqitet në finalen e madhe të “Eurovizion”-it me një performancë, siç është thënë, të zjarrtë dhe e cila do të mbahet gjatë në mend.
Mediat në Izrael kanë bërë të ditur që artistja me nam botëror ka arritur atje.
Në anën tjetër, shtetet që e kanë siguruar finalen e së shtunës janë: Greqia, Duska, Bjellorusia, Serbia, Qiproja, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. /#gjesi/T7
Comments are closed for this post.