Një i porsalindur sot është lënë në mëshirë të fatit në trotuar në lagjen Fushë Tophanë.

Dëshmitarët kanë njoftuar se foshnja ishte i porsalindur dhe i gjithi i mbuluar në gjak, atëherë kur e kishin hasur kalimtarët e rastit. Foshnja kishte qenë e zhveshur  dhe pa rroba.

Foshnja është gjetur dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”.