Kryetari i sapo zgjedhur i Maqedonisë

Ai shtoi “YUGO” e tij e famshme që është paraqitur në listën e pronës është jashtë funksionit.

“Ja dhashë gjyshit tim, por mund të mos ndezë. Nuk është në funksion. Edhe pse kishte një ide në fillim të fushatës më 14 prill të paraqitem me ‘YUGO-n’, kështu më tha një nga këshilltarët e mi, por kjo ishte e parealizueshme”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu tha se kur do të kalojë me delegacionin do të kërkojë sa më pak protokolle të sigurisë në mënyrë që të mos bllokojë komunikacionin dhe se prioriteti i tij do të jetë komunikim më i afërt me opozitën.

“Detyra ime është që ta ngris opozitën, ta mbroj dhe ta këshilloj”, tha Pendarovski.

Stevo Pendaraovski në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat tha se ka shkuar të jetojë në rezidencën presidenciale në Vodno për shkak se nuk ka dashur që sigurimi i tij të pengojë fqinjët.

“Në objektin e banesës time ka edhe 19 banesa tjera dhe plus dy hyrje tjera. Sipas rregullave të sigurisë, kjo do të thotë edhe ndryshim të regjimit të lëvizjes së lirë të fqinjëve. Për këtë arsye nuk dëshiroja të jenë jokomod”, tha Pendarovski.