Një kontabilist me klientë të profilit të lartë si këngëtarja Rita Ora dhe lojtari i rugbyt, Matt Dawson, i cili fitoi Kupën e Botës, është dënuar me burgim prej më shumë se pesë vjet pasi ka kryer një mashtrim prej 3.8 milionë eurosh.
Andrew Munday i shkaktoi një humbje prej afro 2.7 milionë eurove kompanisë së Rita Orës, e cila zgjati shtatë vjet.
Llogaritari 38-vjeçar dërgoi 1.8 milion euro nga kompania e këngëtares shqiptare në llogarinë personale bankare.
Ndërkohë, theksojmë se britaniku gjithashtu kishte mashtruar për 1.2 milion euro ish-sportistin Dawson.
Babai i dy fëmijëve nga Moulton në Northamptonshire është dënuar me pesë vjet e tetë muaj burg, pasi pranoi gjashtë akuza për mashtrim me përfaqësim të rremë dhe tre akuza për pastrimin e parave.
Ndryshe, Rita tash e sa kohë është duke mbajtur disa koncerte për promovimin e albumit “Phoenix”
Comments are closed for this post.