Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime në mënyrë që të mënjanohen dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë, sipas vertikales në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat e aksionarëve në pronësi shtetërore, por edhe në LSDM.

“Prej sot do të filloj të bëj analiza. gjithsesi në konsultime të caktuara me bashkëpunëtorët e parë për shkak se kujdesi fillimisht është i imi. E dini se duhet të mbyllen zgjedhjet, me shpallje zyrtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor me vetë raportin në mënyrë që t’i fillojmë procedurat e tilla. Unë jam kompetent në pushtetin ekzekutiv, këtu do të ketë ndryshime”, deklaroi Zaev në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për “Fshesën” e paralajmëruar pas zgjedhjeve.

Paralajmëroi se njëkohësisht do të bëjë ndryshime edhe në vendin tjetër ku është kompetent si kryetar i LSDM-së.

“Kemi ndër mend edhe këtu të bëjmë ndryshime të caktuara, me bartës të caktuar të funksioneve, në nivel lokal dhe qendror, të gjithë së bashku. Kam ndër mend sepse partia ka marrë përgjegjësi përmes organeve dhe trupave të partisë politike, por edhe përmes organeve dhe trupave të shtetit, siç ekzistojnë, para së gjithash Parlamenti, i cili e zgjedhë Qeverinë dhe përfaqësuesit qeveritarë, në një periudhë sa më të shpejtë të bëhen ndryshimet për shkak se koha është për punë. Shteti ka president, erë në shpinë dhe në spirancat tona morëm të gjithë dhe ajo që duhet ta bëjmë është ndryshimi në struktura të caktuara udhëheqëse, funksionarë të caktuar të cilët treguan dobësi”, tha Zaev pas pritjes në Qeveri me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase.

Shtoi se në vend të tyre do të ketë kuadro të reja të cilat duhet të marrin mësim, të mos i përsërisin gabimet e njejta si të mërparshmit dhe njëkohësisht të tregojnë rezultat akoma më të madh se të mëparshmit.