Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Telegrafi ju sjell votat e kandidatëve me 21.32% e votave të numëruara nga gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.

Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 56.273 vota apo 38.03% e votave të numëruara.

Stevo Pendarovski ka fituar: 86.807 vota apo 58,66% të votave të numëruara.

Vota të pavlefshme: 4.907 vota apo 3.31%

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit. Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov.