Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile të ajrit nga Mesdheu, nga e shtuna pasdite deri të hënën do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut.
Siç kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM), reshjet e shiut vende vende do të jetë më të mëdha rreth 30 litra në metër katror. Reshjet lokalisht do të ndiqen me bubullima, erë të përforcuar dhe do të ketë kushte për paraqitje të breshërit.
Të martën për shkak lëshimit të një mase më të ftohtë nga pjesët veriore të Evropës do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, që do të shkaktojë ulje më të madhe të temperaturave.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri nga zero deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 25 gradë Celsius.
Comments are closed for this post.