Është gjëja e parë që e bën në mëngjes
Thuajse çdo person i varur nga rrjetet sociale do ta filloj ditën e vet duke shfletuar në Facebook, Twitter, Instagram etj.
Shpenzon shumë kohë duke shikuar gjëra të pakuptimta
Shfletimi i qindra videove të maceve duke u frikësuar nga pronarët e tyre, kontrollimi i fshehtë i fotografive të ish të dashurës në pushime etj., është ndër gjërat që i bëjnë njerëzit të shpenzojnë shumë kohë pa nevojë në rrjete sociale.
Bëni “check-in” në çdo vend që shkoni
Është në rregull të bëni ndonjë “check-in” kur shkoni në ndonjë vend të bukur për pushime, mirëpo nëse e bëni këtë çdo herë që e lini shtëpinë, atëherë jeni duke bërë gabime të mëdha…
Fotografoni çdo gjë
Presioni të bëni fotografi çdo gjë dhe ta postoni në Instagram apo diku tjetër, është ndjenjë që çdo njeri i varur nga rrjetet sociale e din shumë mirë…
Comments are closed for this post.