Dan Bilzerian publikon në Instagram jetën e tij të “shthurur” mes femrave, armëve, parave dhe pokerit.
Bilzerian, pasaniku amerikan me origjinë armene, që duket se i shpenzon paratë vetëm duke festuar me modele femra, është angazhuar seriozisht me kompaninë e tij për të shitur kanabis, të quajtur “Ignite”.
Ai vazhdon me kërkimin për modele që të përfaqësojnë kompaninë e re. Vajzat që do të përzgjidhen si imazh do të marrin 1 milionë dollarë dhe rrogë vjetore 100 mijë dollarëshe.
Kjo ka bërë që në adresë të tij të shkojmë me miliona foto të femrave nudo. Duket se “mbreti” është shqetësuar nga gjithë ato imazhe dhe u ka bërë thirrje femrave që mos i nisin më foto nudo, pasi nuk ka ndërmend t’u përgjigjet, përcjell GSH.
Milioneri u bën apel femrave që duan të jenë pjesë e grupit të tij, që foto t’i nisin në adresë të kompanisë.
Comments are closed for this post.