Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek familjarët e policit të ndjerë, Viktor Cvetkovski i cili humbi jetën mbrëmë nga një aksident në Kumanovë.
“Në këto momente të vështira jemi së bashku me ju ndajmë dhimbjen për humbjen e rëndë e të riut. Ministria për Punë të Brendshme, kolegët kanë humbur një shok të pastër dhe të vlefshëm, ndërsa ju keni humbur një dajë, burë, baba, vëlla, shok”, shkuan Spasovski.
Mbrëmë në Kumanovë ka ndodhur një aksident i rëndë ku një veturë ka goditur dy policë njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Comments are closed for this post.