Në magjistralen Gostivar-Kërçovë një veturë e tipit “Golf” me targa të Tetovës, ka devijuar nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur përfaqësues të policisë për të hetuar shkaqet e kësaj fatkeqësia. Infotmatat nga terreni flasin se nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet janë vetëm të natyrës materiale.

Detajet tjera rreth këtij rasti pritet t’i sigurojnë organet kompetente.