SPB-Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit S.M. (23) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 8 mars 2019, në Kumanovë, policia gjatë kontrollit tek i dyshuari, ka gjetur kokainë.