Djegia e katedrales së Paristi ‘Notre Dame’ ka tronditur mbarë botën. Një vepër e rrallë e artit gotik e realizuar 850 vite më parë u dogj nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së hënës.
Shumë reagime pati dhe nga qytetarët shqiptarë dhe mes tyre një postim për këtë humbje e ka bërë dhe moderatorja Alketa Vejsiu.
‘Edhe ne flake duket si pikture, nje bukuri e pafund simbol i nje qyteti qe te gjithe e duan!
Bashke me shpirtin e Frances u dogj sot nje pjese e shpirtit, kujtimeve, frymezimit, te kujtdo qe ka qene te pakten njehere aty.’ shkruan ajo krah fotos ku duket Katedralja mes flakësh.
Menjëherë kanë vërshuar komentet se të gjithë po shqetësohesn ‘për djegien e dërasave se sa për vdekjen e shumë personave në Lindjen e largët’. Alketa nuk i ka toleruar këto komente dhe ka replikuar.
‘Kendveshtrimi i disave ne keto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashte kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqiperia, Myslimanet e te Krishteret mor Zot?!Ketu po flasim per nja pasuri nderkombetare epokale te njerezimit, qe e perpiu tymi. Ndjesia qe nje gje e bukur qe ju perket te gjitheve, s’do te jete me shkakton trishtim. Per Arkitekturen, Kulturen, Historine nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kesaj ndertese unike, dhe kisha parasysh qe gjithcka qe shkruhet ne Libra sdo mund te ilustrohej me. Per fat thone qe nje pjese e Kishes ka shpetuar, por mendjet e disave si ti shpetojme?’ ka kthyer Alketa përgjigje për të gjithë komentet që vërshuan kundër postimit të saj.
Comments are closed for this post.