Besimi është një gjë shumë e ndërlikuar. Truri ynë merr më pak se një sekondë për të vendosur nëse mund të besojmë ose jo
Gjithsesi nëse të gjitha vendimet do të ishin të sakta, nuk do të kishte divorce, miqësi të shkatërruara ose mashtrime.
Kjo është arsyeja pse njerëzit priren të jenë të dyshimtë dhe të mos i besojnë dikujt që e takojnë për herë të parë. Gjithsesi, ne sot do t’ju tregojmë disa truke se si t’i pëlqeni dikujt sa hap e mbyll sytë.
Tregojuni që e pëlqeni.
A keni dëgjuar për fenomenin e “reciprocitetit të pëlqimit”? Kjo gjë i referohet tendencës që njerëzit të pëlqejnë dikë që i pëlqen ato. Kjo ndodh sepse njerëzit ndjejnë ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri i tyre dhe gjithashtu ndihen të dobishëm, kur të tjerët i pëlqejnë.
Pra, nëse një ditë ju fitoni vëmendjen e dikujt, tregoni qëndrim pozitiv ndaj tyre dhe ju me siguri do të merrni mbrapsht të njëjtën sasi dashurie.
Derdheni kafen tuaj
Kjo këshillë mund t’ju duket e çuditshme. Pse duhet të lini një përshtypje të parë duke bërë një veprim të ngathët?
Shumë studime konfirmojnë se dobësitë tona në të vërtetë rrisin atraktivitetin dhe besueshmërinë. Mirëpo, ka dy fakte të rëndësishme që duhet të mbani mend: Para se të tregoni një shaka të keqe ose të bëni një gafë, duhet të jeni të sigurt që ai person mund ta mirëkuptojë.
Kërkoni shumë falje
Një tjetër metodë efektive, por shpesh e harruar për të ndërtuar besimin është të thuhet “Më vjen keq”.
Hulumtuesit tregojnë se kjo metodë funksionon për situata ku nuk jeni të qartë. Për shembull: kur ai/ajo ndihet e trishtuar, ju mund të shprehni keqardhje dhe mund të tregoni edhe ju historinë tuaj. Kjo i bën ata të besojnë më shumë tek ju.
Tregojuni një sekret
Tregimi i një sekreti është një ndër gjërat që vlerësohet më shumë në një marrëdhënie. Kur dikush e hap zemrën me ju, kjo do të thotë se ai person po ju beson diçka të rëndësishme në lidhje me jetën e tij.
Ky fakt është gjithashtu i bazuar mbi shkencën
Comments are closed for this post.