Pas informacionit të plasuar në media në Maqedoni për grabitjen e armatosur në filialën e “NLB Bankës” në Çair të Shkupit kanë reaguar nga banka në fjalë duke thënë se të punësuarit, klientët që ndodheshin në atë moment në bankë janë shëndoshë dhe paratë e klientëve janë të sigurta.
“Mëngjesin e sotëm në filialin në Çair të NLB Banka ka ndodhur një plaçkitje e armatosur. Klientët që u gjetën në atë moment në filialin dhe të punësuarit të Bankës janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Në këtë moment, Banka, bashkëpunon me organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase të zgjidhin rastin. Mjetet e klientëve tanë janë të sigurt, ngase Banka ka sigurim të plotë të pronës dhe mjeteve. Paralelisht po punojmë me organet hetuese për vërtetimin e dëmit të shkaktuar, ndërsa për këtë në mënyrë shtesë do ta njoftojmë opinionin”, thuhet në komunikatën e NLB Bankës.
Përndryshe, ende nuk dihet lartësia e shumës së grabitur kurse organet e rendit do të dalin me qëndrim zyrtar brenda ditës.
Comments are closed for this post.