Një shofer dhe një bashkudhëtar kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 9 persona tjerë janë lënduar lehtë në 11 nga gjithsej 24 aksidente komunikacioni që janë regjistruar gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Siç njoftojnë nga policia, nga komunikacioni janë përjashtuar 77 shoferë, prej të cilëve 5 fillestar, ndërsa 71 kanë qenë pa leje për vozitje.

Janë dhënë edhe 201 masa për parkim të parregullt, ndërsa janë larguar 145 makina me merimangë.

Policia ka shqiptuar 37 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 16 masa për mos vendosjen e rripit të sigurisë.