Pos lotëve bazalë për mbrojtje të syve, shfaqen edhe lotët refleksivë dhe emocionalë. Qani pa menduar për natyrën e lotëve dhe cilësitë e tyre. Dhe do të duhej, duke pasur parasysh që ekzistojnë tri lloje lotësh, varësisht nga qëllimi i tyre.
Lotët bazalë shërbejnë për mbrojtje të syve dhe vazhdimisht janë të pranishëm. Lotët refleksivë shfaqen si përgjigje ndaj irritimeve fizike, si në rastin e grirjes së qepëve, hyrjes së thërrmijave në sy, tymi, diçka që djeg dhe lotët emocionalë që shfaqen në momentet e pikëllimit dhe të gëzimit.
Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë kanë theksuar që ekzistojnë disa arsye për qarje:
Është konstatuar që stresi ndikon në shpeshtësinë e qarjes, më saktësisht ankthi të cilin personi i caktuar në momente i ndjen.
Shpeshtësia e qarjes mund të jetë edhe shenjë depresioni, e cila më së shpeshti identifikohet me humbje të energjisë dhe apetitit, me çrregullim të humorit dhe ndjenjë të pikëllimit.
Kromozomet X janë shkaktarë që femrat më shpesh qajnë në krahasim me meshkujt., shkruan femina. Nga ana tjetër, lotët e meshkujve janë më të mëdhenj se lotët e femrave, për këtë shkak pjesëtareve të gjinisë femërore u nevojitet sasi më e vogël e lotëve për të rrjedhur nëpër fytyrë.
Mu për shkak që janë më të mëdhenj, meshkujt më lehtë e kanë t’i fshijnë apo t’i fshehin se femrat.
Lotët dalin nga sytë edhe në momentet e lodhjes dhe të pagjumësisë.
Personat të cilët mesatarisht flenë midis katër dhe pesë orë, me kalimin e kohës, më saktësisht bëhen më të pikëlluar dhe më të irritueshëm, prandaj lehtë shpërthejnë në vaj, madje edhe kur nuk ekziston arsye konkrete për llojin e tillë të zbrazjes emocionale.
Comments are closed for this post.