Kandidatja për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot në kuadër të fushatës presideenciale mbajti fjalim para qytetarëve të Komunës Qendër.
Ajo me këtë rast theksoi se për momentin në vend është hequr ndarja e pushtetit dhe se kjo është diçka që duhet të ndryshojë.
“Ne nuk kemi pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Gjithçka është në duart e një grupi në “Ilindenska” dhe gjithçka është në duart e një njeriu. Prandaj flasim për filozofinë e quajtur zaevizëm, them-harroj-mohoj. Filozofia ime është dhe do të jetë atë që e di gjithmonë do ta kem në mendje dhe jo vetëm se do ta kem në mendje por edhe do ta realizoj”, theksoi Siljanovska Davkova.
Sipas saj, duhet të punohen në konsolidimin demokratik dhe në daljen përfundimtare nga tranzicioni i cili për 30 vite i mban të varrosur qytetarët.
Potencoi se domosdoshmërisht duhet që Kuvendi të hyjë në sistemin e pushtetit.
“Kuvendi është vend për debat të ashpër, për qëndrime të kundërta, për ndërtimin e konsensusit, por deputetët ata 81 vetëm i ngrenë duart për vendime të cilat vetëm se janë sjellë në një vend tjetër. Shteti ligjor do të jetë partia jonë e përbashkët, pasi pa shtetin ligjor nuk mund të ketë demokraci”, theksoi Siljanovska Davkova.
Ajo është e lumtur që, siç tha, po rritet përqindja e saj e mbështetjes tek shqiptarët në Maqedoni, pasi në zgjedhje shkojnë individë, ndërsa ata janë studentët e saj të më parshëm dhe të tanishëm, që e kanë pasur për mentore, trashëgimtarë të vëllamërisë nga Kërçova dhe që e dinë se çfarë është “besa” dhe dinë të njohin se cili është presidenti i tyre.
Në tubim foli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, parti e cila i dha mbështetje.
Ai kërkoi prej qytetarëve fillimisht ta japin besimin për profesoreshën Siljanovska Davkova në zgjedhjet presidenciale, që të mundet siç tha, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ta fitojnë pushtetin aktual i cili nuk i ka plotësuar asnjë prej premtimeve të veta.
Comments are closed for this post.