Qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim, ujë dhe strehim pasi Cikloni Idai goditi Mozambikun, Zimbabven dhe Malavin.
Që nga e diela e kaluar të paktën 847 njerëz janë raportuar të vrarë nga stuhia, dhe nga përmbytjet që shkaktuan shumë dëme.
Në vijim keni disa shifra rreth dëmeve dhe personave të vdekur në këtë pjesë të Afrikës, këto rezultate janë sipas zyrtarëve të qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Mozambik
Cikloni Idai goditi Mozambikun natën e 14 marsit në portin e qytetit Beira, ky ciklon solli erëra të forta dhe shira të mëdha.
Nga kjo dy lumenjtë Buzi dhe Pungue dolën nga shtrati dhe përmbytën shumë fshatra.
Të vdekur: 602
Të lënduar: 1,641
Shtëpi të shkatërruara: 239,682
Toka të dëmtuara: 715,378 hektarë
Njerëz të prekur nga cikloni: 1.85 million
Raste të konfirmuara të kolerës: 2,424
Raste të vdekura nga kolera: 5
Zimbabve
Cikloni Idai goditi Zimbabven lindore më 16 mars, ku shkatërroi shumë shtëpi dhe vrau shumë njerëz.
Të vdekur: 185
Të plagosur: 200
Familjet që braktisën shtëpitë: 16,000 familje
Njerëz të prekur nga Cikloni Idai: 250,000
Malavi
Në Malavi stuhia solli shira të forta dhe përmbytje të mëdha që i dëmtoi shumë njerëz.
Të vdekur: 60
Të plagosur: 672
Familjet që braktisën shtëpitë: 19,328 familje
Njerëz të prekur nga Cikloni Idai: 868,895
Comments are closed for this post.