Në një blog të ri, psikologu i seksit Justin Lehmiller zbulon përfitimet e qëndrimit të përqafuar nga mbrapa, pas aktit intim.

“Sa më shumë që çiftet qëndrojnë të përqafuar në këtë formë ose shprehin dashuri ose intimitet në përgjithësi pas seksit, aq më të lumtur kanë tendencë të jenë”, deklaroi Dr. Lehmiller.

Dr. Lehmiller thekson një studim të kohëve të fundit të botuar në ‘Archives of Sexual Behaviour’ i cili anketonte 138 burra dhe 197 gra në marrëdhëniet rreth jetës së tyre seksuale.

Pjesëmarrësit u anketuan për sasinë e kohës që ata kaluan në “dashuri pas seksit”, si dhe sa ishin të kënaqur në jetën dhe marrëdhëniet e tyre seksuale.

Rezultatet zbuluan se njerëzit që kaluan më shumë kohë në “dashuri pas seksit” ishin më të kënaqur me jetën e tyre seksuale.