Është rritur vetëdija te qytetarët për selektim të mbeturinave, por të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 30 vjeçare në numër dukshëm më të vogël selektojnë mbeturina, tregon hulumtimi më i ri i bërë nga ana e kompanisë “Pakomak” gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Rezultatet e analizës së bërë tregojnë se ekziston përparim në ngritjen e vetëdijes për selektim të mbeturinave, përkatësisht diçka më shumë se një e treta e qytetarëve në qytetet më të mëdha në shtet kanë zhvilluar shprehi gjtihmonë ose shpesh herë të selektojnë mbeturina, që në krahasim me vitin 2017 paraqet rritje për 3,1 për qind. Kjo do të thotë se katër prej 10 qytetarëve gjtihmonë ose shpesh herë selektojnë mbeturina.
Këtë vit, Prilepi dhe Strumica janë qytetet në të cilat qytetarët më së shumti selektojnë mbeturina për dallim nga viti 2017 kur ka udhëhequr Manastiri dhe Shkupi. Sipas analizës, gratë dhe qytetarët e moshës mbi 45 vjet më shumë selektojnë mbeturina sesa burrat dhe popullata më e re e moshës deri 45 vjet.
Është e bindshme që shumica e qytetarëve të cilët selektojnë në përgjithësi plastikë është (82 për qind) por, edhe qelq (42 për qind) të cilat i konsiderojnë si lloj i veçantë i mbeturinave për selektim. Pastaj vijon letra me (34 për qind).
Ata qytetarë të cilët kanë deklaruar se asnjëherë nuk selektojnë mbeturina, konsiderojnë se arsye kryesore për atë janë mungesa e kontenjerëve për selektim (79 për qind), si dhe mungesa e shprehisë për atë (35 për qind). Megjithatë, nga viti 2017 deri në vitin 2019, perceptimi për arritshmërisë të kontenjerëve për selektim të mbeturinave është rritur prej dy në tre nga dhjetë qytetarë.
Prilepi, Ohri, Shkupi dhe Manastiri janë qytetet ku, sipas mendimit të qytetarëve, arritshmëria e kontenjerëve është më e madhe në krahasim me qytetet tjera.
Nga qytetarët të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kontenjerë të mjaftueshëm, 94 për qind kanë deklaruar se do ta shfrytëzonin kontenjerin përderisa bëhet i arritshëm për to. Ky qëllim i përdorimit, siç citojnë nga kompania, duhet të merret me rezervë sepse qytetarët shpesh herë japin “përgjigje të pranueshme sociale”:
Në lidhje me informimin dhe kënaqësinë e kompanive të cilat janë kompetente për selektim dhe reciklim të mbeturinave shumicë e madhe (76 për qind) e qytetarëve konsiderojnë se ndërmarrjet komunale publike janë kompetente për selektim të mbeturinave për reciklim.
Këtë vit, me anketën ishin përfshirë një numër i madh i të anketuarve nga grupmosha të ndryshme, në një numër të madh të qyteteve, ndërsa është rritur edhe pyetësori i anketës.
Comments are closed for this post.